Koloneli anglez Lik, që pat vizituar Shqipërinë, më 28 Mars 1805, shkruan në ditarin e tij, për kostumet kombëtare shqiptare. Kostumi shqiptar thekson ai “nga dita në ditë po bëhet më modern si në More dhe në pjesë të tjera të Greqisë… nga ndikimi i madh i pushtetit shqiptar; në More për shkak të prosperitetit të Hydrës, që është një koloni shqiptarësh si dhe për shkak të qëndrimit të fshatarëve shqiptarë në disa anë të Moresë, veçanërisht në Argolide e në krahinat fqinje të Atikës e të Beotisë. Kostumi i tyre është më i lehtë e më i përshtatshëm se i turqëve apo i grekëve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Nëntor 1450, Republika e Shën Markut tenton pajtimin e Sulltanit me Skënderbeun
-
24 Nëntor 1784, Mahmut Pashë Bushatlliu nis ndërtimin e anijeve tregëtare
-
24 Nëntor 1870, Bernard Bilota shkruan poemën satirike “Mërkuri i Dorsit”
-
24 Nëntor 1919, lindi kleriku Vehbi Ismaili
-
24 Nëntor 1927, hapet Legata e parë shqiptare në Pragë