28 Mars 1913, Duka Montpensiere i Burbonëve ngriti flamurin shqiptar mbi jahtin e tij në Vlorë

Duka Montpensiere, princi trashigimtar i Shtëpisë Mbretërore të Burbonëve, më 28 Mars 1913, çau bllokadën greke, hyri në Vlorë dhe ngriti flamurin shqiptar mbi jahtin e tij për të përshëndetur kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë së lirë. U prit me nderime nga Qeveria e Ismail Qemalit dhe banorët vendas. E shoqëronte në rrugën e gjatë princ Gjika me disa shqiptarë të tjerë. Siç dihet, pinjolli i familjes së dëgjuar shqiptaro-rumune Gjika, ishte një nga pretendentët për fronin e Shqipërisë, por nuk u pranua nga Qeveria Provizore e Vlorës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare