2 Prill 1769, betejë e Bushatllinjve në Zadrimë për të nënështruar krerët lokalë

Më 2 Prill 1769, Mehmet Pashë Bushati, zhvilloi në Zadrimë një nga betejat e tij, për të mposhtur bejlerët e pabindur dhe për të forcuar pashallëkun e vet. Sundimtarët e Zadrimës, vëllezërit Hysen dhe Tahir Beu, thirrën në ndihmë edhe Gjon Markun e Mirditës. Kjo betejë, dëshmon se Bushatllinjtë e Shkodrës, që krijuan një pashallëk të fuqishëm dhe të varur, vetëm formalisht nga Stambolli, nuk mundën t’i bashkojnë forcat shqiptare, sikurse bëri Gjergj Kastrioti.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare