Andrea Dara, folklorist e linguist arbëresh, babai i poetit të njohur Gavril Dara i Riu, vdiq më 2 Prill të vitit 1872. Ai është autor i një gramatike shqipe të botuar me 1830, një punimi mbi zakonet e traditat e fshatrave arbëreshe, që doli në dritë më 1859, i një fjalori dygjuhësh italisht-shqip dhe i një vëllimi me këngë popullore të arbëreshëve të Siçilisë. Shumë nga studimet dhe shkrimet e tij, të pabotuara, ndodhen në fondet e Bibliotekës Mbretërore Daneze në Kopenhagen.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës