Në fasadën e kishës së Apollonisë, në Prill të vitit 1260, është pikturuar portreti familjar Mihal Paleologut, një afresk i rrallë i perandorit bizantin, me vlera të mëdha artistike dhe historike. Duket se Paleologu, që kishte ardhur në viset shqiptare për të udhëhequr luftrat kundër anzhuinëve, është njëkohësisht edhe ktitor, siç quheshin në atë kohë sponsorët e këtij afresku, apo i zbukurimit të faltores në tërësi. Afresku ka rëndësi, se është një nga veprat e para të artit mesjetar në vendin tonë, që pasqyron figura laike të një rangu kaq të lartë. Ai është dhe një fakt më shumë, për vërtetimin e hipotezës mbi prejardhjen shqiptare të perandorit dhe dinastisë së Paleologëve në tërësi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”