Albanologu i shquar danez, dijetari erudit, poligloti që zotëronte 20 gjuhë të huaja përfshirë dhe gjuhën tone, Profesori i Universitetit të Kopenhagenit Holger Pedersen u lind më 7 Prill 1867. Në vitin 1893, qëndroi në Korfuz dhe më pas në zonën e Çamërisë, mblodhi materiale gjuhësore dhe folklorike me vlerë dhe që nga ajo kohë, iu përkushtua studimit të gjuhës dhe historisë së vendit tonë. Ai vërtetoi edhe autoktoninë e kategorive gramatikore shqipe dhe shumë elemente të leksikut të saj. Më 1895, Pederseni botoi veprën folklorike “Tekste shqiptare me fjalor” ku dha një studim me vlerë për gjuhën shqipe dhe veçanërisht përsa i përket dialektologjisë. Pederseni, ishte një nga bibliografët e parë të botimeve në gjuhën shqipe. Ai trajtoi dhe mbrojti tezën e rëndësishme të prejardhjes së shqipes së sotme, nga ilirishtja.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”