Pasi thyen rezistencën në skelat shqiptare këmishëzinjtë e Duçes, marshuan shpejt në thellësi të vendit. Më 8 Prill, ata hynë në Tiranë. Zogu me shpurën e tij, kishin marrë arratinë. Po atë ditë, në kryeqytetin tonë arriti Konti Ciano dhe me ngut u krijua Komiteti Administrativ me qëllim, sikurse thuhej në një komunikatë që, “të sigurohet rregulli e disiplina në të gjithë Shqipërinë”. Komiteti kryesohej nga njeriu i afërt i Zogut, Xhafer Ypi. Në përbërjen e tij, hynin edhe Zef Kadareja, që drejtonte punët e brëndëshme, Mihal Sherko për punët e jashtme, Kosta Marku për financat, Izedin Beshiri për punët botore, Pertef Pogoni për arsimin dhe Llambi Aleksi, për ekonominë kombëtare. Xhafer Ypi kryesonte edhe sektorin e drejtësisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Prill 1274, Karlit I Anzhu përjashton nga taksat doganore tregëtarët durrsakë
-
17 Prill 1537, ekspeditë e Ajaz Pashës për të shtypur kryengritësit e përjetshëm himariotë
-
17 Prill 1880, Kuvendi i Shkodrës përmirësoi ndjeshëm programin e Lidhjes së Prizrenit
-
17 Prill 1916, u krijua në Pogradec shoqëria “Trupi gjimnastik”, që zhvilloi veprimtari patriotike-politike
-
17 Prill 1927, lindi në Tiranë “Artisti i Merituar”, Enver Dauti