Sot përkujtohet njëri prej artistëve më të mëdhenj të këngës dhe muzikës shqiptare Mentor Xhemali, “Artist i Popullit” dhe laurat i “Çmimit të parë të Republikës”. Mentor Xhemali studioi në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Pas diplomimit, punoi në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Ka realizuar dhjetra figura operistike nga operat e autorëve tanë dhe të huaj. Mentor Xhemali, ka përfaqësuar me dinjitet artin tonë të lashtë dhe original, kudo nëpër botë duke merituar çmime dhe vlerësimet më të larta në festivalet ndërkombëtare të Varshavës, Moskës, Vjenës, Helsinkit, duke u duartrokitur në skenat e Berlinit, Turqisë, Kubës, Hungarisë, Bullgarisë, Kinës, Francës etj. Së bashku me këngëtarin popullor Laver Bariu, ata krijuan grupin e këngës popullore, zëri i të cilit ushtoi edhe larg kufijve të Shqipërisë. U nda nga bota magjike e tingujve, më 9 Prill 1992.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”