Statuti Organik i Shqipërisë, ligji i parë themelor i shtetit shqiptar u përgatit nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit dhe u miratua në Vlorë, më 10 Prill 1914. Ai përmban vendimet themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 29 korrik 1913. Statuti e shpallte Shqipërinë principatë kushtetore dhe trashëgimore nën garancinë e fuqive të mëdha, të cilat garantonin tërësinë e tokës shqiptare dhe asnjanësinë e saj. Në fronin e Shqipërisë caktohej princ Vilhelm Vidi, i cili ishte kryetar i administratës civile dhe ushtarake dhe emëronte këshillin e Ministrave. Organi legjislativ i principatës ishte Asambleja Kombëtare. Gjuha zyrtare dhe gjuha e detyrueshme në shkolla ishte shqipja. Statuti sanksiononte pronën private, duke përfshirë edhe pronën çifligare dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike, shoqërore dhe politike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës