Korçës turistike, më 26 Prill 1980, iu shtua një objekt i rëndësishëm, jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për të huajt: “Muzeu i Artit Mesjetar Shqiptar”. Muzeu ka katër pavione, ku pasqyrohet veprimtaria dhe krijimtaria e mjeshtrave dhe artistëve shqiptarë, në shumë fusha të jetës. Punimet në gur, përfshijnë objekte të shekujve V-XIII; punimet në metal janë kryesisht të punuara në ar dhe argjend. Vizitori atje mund të admirojë artin dhe talentin e shkëiqyer të Onufrit, Nikollës, Onufër Qipriotit, David Selenicës, Kostandin Shpatarakut, brezave të piktorëve Zografë dhe Katro. Një vend të veçantë, në Muzeun e Korçës, zë kultura popullore, punimet tradicionale, qilima, sixhade, velenxa, veshje kombëtare dhe punime artistike në dru. Nuk mungojnë dhe armët dhe kryeveprat e argjendarisë shqiptare. Muzeu, është i pajisur me laboratorët e restaurimit e të fotografisë dhe me sallën e fondeve, ku ruhen mbi 7000 objekte.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”