Sot përkujtohet Alush Frakulla, udhëheqës i kryengritjeve fshatare antiosmane në krahinën e Myzeqesë. I pakënaqur nga reformat centralizuese të tanzimatit, në Maj të vitit 1835, në krye të kryengritësve fshatarë, pushtoi çifligjet shtetërore. Ishte nismëtar dhe organizues i Kuvendit të Portezës, ku u mblodhën përfaqësuesit e krahinave kryengritëse dhe u hartua platforma dhe kërkesat e kryengritjes. Atje u vendos, që vendi të qeverisej nga kryepleqtë vendas. Pas Kuvendit, Alush Frakulla sulmoi për marrjen e Beratit. Por në luftimet, që u zhvilluan në Frakull, përballë ushtrisë osmane prej 5 mijë vetësh, u thye, ra rob dhe u dënua me punë të rëndë në Turqi, ku dhe vdiq, më 20 Maj 1837.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”