Më 7 Qershor 1451, midis Alfonsit të Napolit dhe kontit shqiptar Gjergj Arianitit, u nënshkrua Traktati për bashkëpunimin në luftën kundër turqve. Në emër të Gjergj Arianitit dokumentin e firmosi ambasadori i tij Filip Pantella. Veç bashkëpunimit në fushën ushtarake, Traktati parashikonte dhe probleme të shkëmbimeve tregëtare si dhe sigurimin e strehimit për Arianitin dhe njerëzit e tij, po t’a lypte nevoja në Mbretërinë e Napolit. Traktati i vitit 1451, është një nga rnarrëveshjet e rralla dypalëshe, që ka ardhur deri në ditët tona, me një rëndësi të madhe historike dhe shtetformuese.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”