Më 23 Qershor 1923, në moshën 90 vjeçare, vdiq Kapedan Kajo Babjeni. U lind në Babjen të Gorës, në rrethin e Korçës, më 1833. Ishte nip dhe bashkëluftëtar i Shahin Matrakut. Të dy, në një çetë, luftuan kundër osmanëve për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Shok armësh dhe idesh me Themestokli Gërmenjin, Sali Butkën, e patriotë të tjerë, ai mbrojti me armë mitingun e shkronjave shqipe, që u mbajt në Korçë. Për Kajon dhe luftën e tij, populli ka thurur këngë, që këndohen edhe sot në Gore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Nëntor 1861, lindi Teodor Ippeni, diplomat austriak, albanolog
-
29 Nëntor 1912, nota e parë diplomatike e Qeverisë Shqiptare
-
29 Nëntor 1937, përurohet Banka e Napolit në Tiranë
-
29 Nëntor 1939, protestë antifashiste e Liceut të Korçës me këngë patriotike
-
29 Nëntor 1941, grevë e post-telegrafit drejtuar nga Ali Demi