Normalja e Elbasanit
Kongresi mbarëshqiptar i Elbasanit u mbajt në kushtet e pushtimit osman, nga 2 deri në 8 Shtator 1909 dhe synonte përhapjen e arsimit dhe të kulturës kombëtare si bazë kryesore, që do të siguronte të ardhmen e Shqipërisë së lirë dhe të pavarur. Në këtë kuvend morën pjesë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare, midis të cilëve patriotë si Simon Shuteriqi, Sevasti Qirjazi, Nikoll Kaçori, Thoma Papapano, Orhan Pojani, Grigor Cilka etj. Kongresi i Elbasanit vendosi ngritjen e Normales së Elbasanit, shkolla e parë e mesme pedagogjike, ku do të përgatiteshin mësuesit për shkollat shqipe. Atje u vendos edhe ngritja në Korçë e shoqërisë qëndrore shkollore “Përparimi”, e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës pedagogjike, për hapjen e shkollave të tjera shqipe dhe botimin e teksteve dhe librave në gjuhën tonë. Shoqëria “Përparimi”, si dhe të gjithë klubet dhe shoqëritë atdhetare, sipas vendimeve të Kongresit, zhvilluan një veprimtari dhe luftë të vendosur, duke kërkuar nga autoritetet xhonturke hapjen e shkollave shqipe dhe futjen e gjuhës amtare në të gjitha shkollat ekzistuese, zgjerimin e lëvizjes për autonominë e Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës