Humoristi i njohur Gëzim Kruja, më 24 Gusht 1999, u shpall nga Këshilli Bashkiak “Krenaria e Shkodrës”. Në karrierën e tij 40 vjeçare, ka realizuar mbi 1000 role, të cilëve u ka dhënë frymë dhe jetë. Nëpërmjet tyre, artisti ka bërë personalizimin e stilit të tij si artist humorist i skenës dhe i ekranit. Gëzim Kruja, është shquar edhe si krijues i zhanrit të humorit. Njihen 13 komedi të shkruara dhe të vëna në skenë, nga vetë ai. Gjatë katër dekadave të veprimtarisë artistike në Estradën e Shkodrës, ka vënë në skenë 250 skeçe, që janë luajtur dhe duartrokitur edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, edhe në ekranin e vogël të televizionit shqiptar. Humori i Gëzim Krujës, ka arritur në familjet shqiptare edhe nëpërmjet mikrofonit të Radio-Shkodrës dhe Radio-Tiranës, madje, ai është ndjekur edhe nga bashkatdhetarët tanë, që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Prill 1392, zoti i Durrësit Gjergj Topia dorëzoi mbrojtjen e qytetit tek venedikasit me kusht që të ndërtonin një kanal mbrojtës
-
18 Prill 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha nënshkruan “Protokollin e Stambollit”
-
18 Prill 1907, u formua në Shkodër shoqëria e punëtorëve dhe e zejtarëve
-
18 Prill 1921, lindi Nermin Vlora-Faiaski mbesa e Ismail Qemalit
-
18 Prill 1937, doli numri i parë i gazetës “Shtypi”