Në qytetin e lashtë të Durrësit, më 29 Gusht 1942, u lind sportisti, aktori dhe regjizori Ferdinand Radi. Nga viti 1945, jetoi dhe krijoi në Tiranë. Në rinine e hershme, gjatë viteve 1958-1962, luajti futboll me ekipin e skuadrës “Dinamo”. Me uzinën “Partizani”, ku nxirrte bukën e gojës, u aktivizua me trupën amatore, ku u zbulua talenti i tij i lindur. Kështu u regjistrua në kursin e regjizurës, që e drejtonte regjizori i shquar Pandi Stillu e Pirro Mani, nga të cilët mësoi shumë për artin skenik dhe kinematografik. Më pas, punoi me kontratë në Teatrin Popullor dhe në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve, duke realizuar njërin rol pas tjetrit. Interpretoi me shumë sukses në pjesë të tilla të vështira si, “Vizita e zonjës plakë”, “Ezopi”, “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri”. Më 1995, vë në skenë dhe luan edhe vetë, në komedinë “8 persona” si dhe komedinë “Inspektori”. Ferdinant Radi, ka lënë gjurmë edhe në zhvillimet tona kinematografike dhe televizive. Ka luajtur me sukses në 13 filma shqiptarë, të cilët vazhdojnë të shfaqen edhe në ekranet tona të vogla.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Nëntor 1272, korrupsion i francezëve në Durrës
-
26 Nëntor 1880, shkëputet nga trungu shqiptar qyteti i Ulqinit
-
26 Nëntor 1898, shqiptarët i kërkojnë Sulltanit hapjen e kurseve të gjuhës shqipe
-
26 Nëntor 1912, ngrihet Flamuri i Pavarësisë në Tiranë
-
26 Nëntor 1929, miratohet Rregullorja e Administratës së Qarqeve për pyjet e kullotat