Adriatik Kanani, një nga gazetarët e vjetër të Radio-Tiranës, u lind në Korçë më 10 Shtator 1928. Pas diplomimit për gazetari në Universitetin “Lomonosov” të Moskës, për gati gjysëm shekulli ushtroi profesionin e tij në organe të tilla, si “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, “Shkumbini”, në Agjensinë Telegrafike Shqiptare dhe në revistën “Tribuna e gazetarit”. Disa vjet, ka dhënë leksione si pedagog i jashtëm i katedrës së gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Prill 1274, shkresë e Karlit Anzhuin për mbrojtjen e pasurisë së kishave në Durrës
-
12 Prill 1710, studiuesit arbëreshë prezantuan një fjalorth unik italisht-shqip në gegërisht
-
12 Prill 1902, lindi në Shkodër soprano e talentuar Gjyzepina Kosturi
-
12 Prill 1913, Pashiçi u tërhoq nga rrethimi i Shkodrës
-
12 Prill 1914, betejë e trupave greke me xhandarmërinë Shqiptare në Postenan