Romancier dhe tregimtar. Lindi ne Elbasan, ku kreu shkollen Normale. Pjesemarres ne Luften ANC. Ne v. 1944-1952 ka drejtuar gazeten “Luftetari” dhe revistat “10 Korriku” e “Ylli”. Ndoqi studimet e larta ne Institutin e Letersise Boterore “Maksim Gorki” ne Moske (1952-1957). Punoi ne shtypin letrar, si zv.kryeredaktor i gazetes “Letrari i ri” (1958-1962), kryeredaktor i revistes “Nentori” (1962-1964); zv. minister i Arsimit dhe Kultures (1964-1968); drejtor i Shtepise Botuese “Naim Frasheri” (1969-1973) dhe me pas shkrimtar ne krijimtari te lire. Ka levruar kryesisht prozen e gjate. Ne romanin e tij te pare “Nje vjeshte me stuhi” (1959) ka dhene romantiken e luftes se te rinjve antifashiste. Me romanin ne tre vellime “Tri ngjyra te kohes” (1965-1972) u shfaq prirja per nje veper te tipit epope.
Ka botuar: “Vila ne periferi” (1982)
“Kronika e nje nate” (1984)
“Sfida”(1988)
“Ne malet tona”(1952)
“Endrra dhe drite”(1963)
“Mirazh”(1978)
FESH V1