Frederik Shiroka
Bota sot kremton përvjetorin e lindjes së kirurgut me përmasa botërore, Frederik Shiroka. U lind në Shkodër , më 27 Shtator 1907 dhe studimet i kreu në Austri. Pas diplomimit, studentit të shkëlqyer shqiptar, iu propozua të qëndronte në Universitetin dhe klinikat e Gracit, por ai preferoi Shqipërinë e varfër, që kishte nevojë për shërbimet dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm. Doktor Shiroka më shumë se dy dekada punoi pa u kursyer, luftoi me vdekjen për të shpëtuar jetën e bashkëudhëtarëve të vet, studjoi dhe zbatoi metodat më të reja kirurgjikore dhe përvojën e dijet e veta, ua kaloi dhe studentëve në auditorët e Fakultetit të Mjekësisë
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”