Me krijimin e në Berat të Qeverisë së Përkohëshme Demokratike të Shqipërisë, më 22 Tetor 1944, për herë të parë në vendin tonë, fillon veprimtarinë e vet Ministria e Shëndetësisë. Ministër i parë i shëndetësisë u emërua doktor Ymer Dishnica, i diplomua për mjekësi në Universitetin e Lionit dhe Parisit në Francë. Në këtë post ai punoi deri në vitin 1946, kur kaloi në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Jashtëme, si përkthyes i historisë së diplomacisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Prill 1392, zoti i Durrësit Gjergj Topia dorëzoi mbrojtjen e qytetit tek venedikasit me kusht që të ndërtonin një kanal mbrojtës
-
18 Prill 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha nënshkruan “Protokollin e Stambollit”
-
18 Prill 1907, u formua në Shkodër shoqëria e punëtorëve dhe e zejtarëve
-
18 Prill 1921, lindi Nermin Vlora-Faiaski mbesa e Ismail Qemalit
-
18 Prill 1937, doli numri i parë i gazetës “Shtypi”