Injac Ndoja
Në qytetin e Shkodrës, më 13 Nëntor 1913, u lind gjeologu dhe pedagogu i shquar shqiptar Injac Ndoja, i lauruar me titullin “Doktor i Shkencave natyrore, specialist dhe petrografi” në Univerisitetin e Torinos. Deri në vitin 1947, dha mësim në Gjimnazin e Shkodrës. Më pas, punoi në Institutin e Shkencave dhe Institutin e Kërkimeve Gjologjike në Tiranë. Me hapjen e Universitetit, u emërua dekan i Katedrës së Mineralogjisë dhe Petrogarfisë në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. I pari fitoi titullin, “Kandidat i Shkencave Mineralogjike Petrografike”. Me veprat e tij Injac Ndoja, është bërë i njohur edhe në botën e jashtme. Që prej vitit 1965, ishte anëtar i Shoqatës Gjeologjike të Francës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës