Piktori kosovar Gjelosh Gjokaj, më 13 Nëntor 1997, hapi ekspozitën personale në Agsburg të Gjermanisë, ku ai jeton dhe krijon. Artisti u afirmua si piktor në Prishtinë në vitet 1970. Ka hapur ekspozita personale, në qendrat më të njohura europiane, që janë vlerësuar lart nga shikuesit dhe kritika. Megjithëse larg tokave arbërore, ai shprehet se arti i tij ka frymë kombëtare dhe se është pjesë e thesarit kulturor shqiptar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike