Gavril Dara i Riu
Bota e letrave shqipe, përkujton patriotin arbëresh, poetin, gazetarin, historianin dhe arkeologun Gavril Dara i Riu. U bë i njohur sidomos me poemën: “Kënga e sprapsme e Balës”, që pasqyron epopenë e lavdishme 25 vjeçare të shqiptarëve të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë dhe te civilizimit europian nga dyndjet osmane. Gavril Dara i Riu vdiq më 19 Nëntor 1882.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare