7 Dhjetor 1921, formohet kabineti demokratik i Hasan Prishtinës

Hasan Prishtina

Më  7 Dhjetor 1921, Hasan Prishtina, formoi kabinetin më  demokratik të  viteve 20. Në  të  bënin pjesë  Zija Dibra – Ministër i Luftës, Luigj Gurakuqi – Ministër i Brëndshëm, Fan Noli – Ministër i Jashtëm, Hoxhë  Kadriu – Ministër i Drejtësisë , Kristo Dako – Ministër i Arsimit, Ahmet Dakli – Ministër i Financave, Haki Tefiku – Ministër i Punëve Botore dhe Bajram Curri – Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Forcat kundërshtare shfrytëzuan gjëndjen e nderë  në  marrëdhëniet me Jugosllavinë , për rrëzimin e qeverisë  demokratike, e cila ekzistoi vetëm 5 ditë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply