Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

Basha: LSI do kalojë në opozitë, do ketë arrestime

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar hapur se nuk do të bëjë koalicion me LSI pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe partia e Ilir Metës do të dalë në opozitë.

Në një intervistë për “Dritare me Rudina Xhungën”, Basha tha se LSI ka abuzuar me pushtetin dhe nuk do të jetë në qeverisje. Ai u bëri thirrje demokratëve të larguar tek LSI që të rikthehen tek PD.

“LSI e ka humbur toruan se për herë të parë e kupton që nuk do të jetë në pushtet dhe LSI nuk do të jetë në pushtet sepse ka abuzuar me pushtetin në 8 vite. Ka ndërtuar modelin e një partie klienteliste që ngjitet pas çdo koaliconi për të kapur vende pune. Ky model abuzimi do të marrë fund.

LSI është bërë simbol i këtij pushteti, LSI nuk do jetë në pushte pas 25 qershorit, kjo është 1000% e sigurt. Modeli i LSI do ndëshkohet dhe unë uroj që të gjejnë forcën t’i rikthehen një modeli parimor. Nuk do të qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si baftjar në hauret e Republikës së Vjetër”, tha Lulzim Basha.

Ndër të tjera Basha foli edhe për largimet në administratë, duke theënë se ata që shkelen ligjin i pret burgu.

‘Po pres arrestimet, sepse disa e kanë vendin me masa sigurie, sepse Kodi Penal e parashikon që ata shkojnë minimalisht 1 vit prapa hekurave për abuzimin me detyrën në funksion të votës. I bëj thirrje Shtetit të zbatojë Kodin Penal që i çon prapa hekurave ata që sjellin apo marrin kartat e identitetit, ata që cenojnë votën, ata që premtojnë e mashtrojnë për votën” tha Basha.

Marre nga mapo.al

Exit mobile version