Bijoutiful në TEG! Ja çfarë ndodhi në eventin e së shtunës

E shtuna e javës që lamë pas nuk ishte si gjithë të tjerat sepse pikërisht në këtë ditë, stacioni juaj i preferuar për bizhuteritë hapi dyert edhe në qëndrën më të madhe tregtare, TEG! Në një atmosferë të ngrohtë e të ëmbël, ky dyqan përcolli për të disatën herë tek të gjithë ne, dëshirën për të dhuruar e për t’u dukur bukur nën shkëlqimin e aksesorëve! Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe në fakt sepse tani jemi mësuar me gjithçka ofron ky emër…

Me një ambient të kuruar në detaje të personalizuara që i përshtateshin më së miri karakterit të brandit, Class Events kishte krijuar për të ftuarit një atmosferë për t’u admiruar, duke filluar me ëmbëlsirat në ngjyrën e logos e duke vazhduar më pas me tulipanët e bardhë që nënkuptojnë finesë njësoj si bizhuteritë “Bijoutiful” …

Krahas të gjithë organizimit të dekorit, “Bijoutiful” kishte menduar gjithashtu për një mikpritje perfekte për të ftuarit duke dhuruar bujarisht, varëset e çmuara me gurë Swarovski me një design fin dhe elegant… E ç’mund të prisnim më shumë se kaq?

Ajo që ne mund të themi me bindje është se në gjithë morinë e bizhuterive të argjendta apo të florinjta që gjejmë në këtë dyqan, gjejmë gjithashtu trajtimin perfekt të kërkesave tona në lidhje me stilin e bizhuve që na përshtaten më tepër…Për ta vërtetuar këtë, ju ftojmë të vizitoni rrjetin e dyqaneve “Bijoutiful” për të bërë një dhuratë me vlerë apo qoftë edhe për të llastuar pak veten…

Klikoni këtu për të parë kleksionet e mrekullueshme nga “Bijoutiful”!

Marre nga revistaclass.al