Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

Çfarë ndodhi në eventin e bizhuve të bukura, Bijoutiful

Nuk e dimë se kush ishte shkaktari i vërtetë  i gjithë atij shkëlqimi në eventin e hapjes së dyqanit më të ri, Bijoutiful, të ftuarit e shumtë plot sharm dhe elegancë, apo bizhutë e shumta të argjendit dhe floririt. Por një gjë dimë ta themi me siguri, se mbrëmja ishte vërtetë e adhurureshme. Dy sipërmarrës të rinj në moshë e të pasur në vizion e ide kanë arritur ta kthejnë këtë emër në pikë referimi për këdo që kërkon të zbukurojë veten me aksesorë të bukur e të veçantë.

Do të çuditeni sesa të përballueshme për xhepin e gjithësecilit prej nesh janë këto artikuj dhe njëkohësisht sa gjithëpërfshirës edhe në shije e stile nga më të ndryshmet. Prandaj dhe përveç atmosferës së ngrohtë që u krijua dje, mes muzikës së bukur, të ftuarve të hareshëm dhe energjisë së mirë, ky event u shoqërua edhe me shumë dhurata nga të ftuarit për vetë ata. Nuk mund mos të blije diçka dhe të dilje duarbosh, mes gjithë atyre mrekullive.

Padyshim që dhe të zotët e shtëpisë kishin menduar për këtë pjesë, duke i dhuruar gjithëkujt që iu bashkua eventit të djeshëm, një pjesëz nga prodhimet e bukura Bijoutiful, për t’i mirëpritur në mënyrën më perfekte, gjithë dashamirësit dhe adhuruesit e bizhuve.

Në fakt pika e hapur ditën e djeshme te Pallatet Agimi, në zonën e ish Bllokut, pranë farmacisë Greke ishte për Bijoutiful një rikthim në familje pasi edhe pse jo më e tyre për pak kohë, ka qenë në të vërtetë dyqani i tyre i parë. E si mund të ndodhte ndryshe, pas gjithë këtij suksesi, sigurisht që do të rikthehej dhe kjo pikë në familje.

Marre nga revistaclass.al

Exit mobile version