Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

Dokufest 2017: Marubi ‘sticker art’ në muret e Prizrenit

Prizreni si rrallë ndonjëherë është mbushur me fotografi të Marubëve. Një pjesë e mirë e arkivit nga Muzeu Kombëtar i Marubit është riaktivizuar nëpër rrugë e mure të qytetit historik. Duke krijuar një ekspozitë të hapur, të rinjtë janë angazhuar për të përshtatur imazhet e Marubëve përmes metodës sticker art

Prizreni si rrallë ndonjëherë është mbushur me fotografi të Marubëve. Një pjesë e mirë e arkivit nga Muzeu Kombëtar i Marubit është riaktivizuar nëpër rrugë e mure të qytetit historik. Duke krijuar një ekspozitë në open air të rinjtë janë angazhuar për të përshtatur imazhet e Marubëve duke i ngjitur mureve të Prizrenit. Vlerësuar si një dhuratë për qytetin kjo ishte pjesë e programit të këtij në edicionin e 16-të të Dokufest e parashikuar në bashkëpunimin me Muzeun Kombëtar të Fotografisë në Shkodër. Organizatorët thanë se “Marubi x DokuPhoto” synon të sjellë në ambientet e qytetit dinastitë e familjeve më të rëndësishme shqiptare dhe jo vetëm. Arkiva e fotografive të Marubit kap dhe dokumenton ngjarje nga historia e trazuar e Shqipërisë (1856-1959) dhe përfshin fotografi magjepsëse të ngjarjeve të ndryshme publike, ritualeve shoqërore, kryengritjeve në malësi që mbulojnë pikëpamje historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike. Një përzgjedhje e fotografive të kuruara nga koleksioni i gjerë i muzeut prej 500.000 negativëve, që përfaqëson tre breza fotografësh, u paraqiten përmes aktiviteteve të ndryshme përgjatë festivalit.

Të udhëhequr nga artisti Ergin Zaloshnja, pjesëmarrësit riadaptuan imazhet e arkivës në muret e Prizrenit në ditën e dytë të punëtorisë, përmes metodës sticker art, duke krijuar një ekspozitë të hapur. Në këtë rast drejtori i muzeut, Luçjan Bedenin, prezantoi projektet më të reja të një “muzeu që ndryshon një qytet”, si vazhdimësi e misionit të Marubëve. “Kjo u arrit dhe përmes programeve të ndryshme të cilët nga njëra anë sjellin më afër historinë e të parës studio fotografie shqiptare, e nga ana tjetër kërkojnë të sensibilizojnë më të rinjtë, ata që fotografinë e shohin si një instrument komunikimi të përditshëm, ndaj rëndësisë së ruajtjes së vlerave të kësaj trashëgimie dhe tejçimin e tyre në brezat e ardhshëm”. Në ditë të tjera është menduar që të rinjtë të arrijnë edhe në koleksionin e muzeut përmes eksplorimit të temave mbi dy ekspozitat e fundit

‘Manipulim’ dhe ‘ Rroftë!’. Udhëhequr nga artistja Blerta Hocia, ata do të përdorin detaje, do të zmadhojnë imazhet dhe do të bëjnë kolazhe për të shprehur vizionin e tyre. Kurorëzimi i bashkëpunimit të DokuFest dhe Marubi do të jetë ekspozita edhe video-mapping e koleksionit të muzeut, që do të kthejë sipërfaqen e një ndërtese qendrore të Prizrenit në një ekspozitë dinamike të fotografisë.

Marre nga mapo.al

Exit mobile version