Ekspozitë fotografike
Arti i fotografisë së hershme shqiptare u risoll në kohë për publikun në Ersekë të Kolonjës sot. Ekspozita fotografike, dhe albumi fotografik i fotografit kolonjar Dhimitër Vangjeli, mblodhi në Muzeun Historik të qytetit qindra vizitorë kureshtarë. Me një arkiv prej 10.000 fotosh të periudhës para vitit 1945, QMKSH nuk mund të mungonte në këtë ekspozitë. Dy fotografi origjinale të Dh. Vangjelit, shoqëruar me shkrimin e tij origjinal, u ofruan, si një vlerë e shtuar e kësaj ekspozite nga Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë. Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, dhe Bashkia Kolonjë organizuan një aktivitet interesant e të kuruar më së miri. Ftesën e Znj. Silva Breshani, QMKSH e mirëpriti me shumë kënaqësi. Në një kohë plot diell në Ersekë shndriti edhe trashëgimia kulturore e këtij qyteti.