Ekspozitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane

0
261

QMKSH organizoi një ekspozitë në sëlinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë . U paraqitën botime të veprave  origjinale të Sami Frashërit në osmanisht, dorëshkrime të Ferid Vokopolës, si dhe disa flamuj. Vëmendjen e vizitorëve të shumtë e tërrhoqi  sidomos një flamur i vitit 1922, i familjes Ndroqi. Ky flamur është  punuar me qëndisje, poshtë shqiponjës shkruhet me të zezë “Rroftë Flamuri”, ndërsa me shkronja të arta është qëndisur shprehja e Naim Frashërit “Sikur të mos keshë luftu zogu  i Skënderbeut, do të keshë mundë Turqia gjithë faqen e dheut”. Shpëtim Sala dha një intervistë në çelje të ekspozitës. Personalitete të komunitetit Bektashian, por edhe të letrave shqipe, shkruan mbresa në librin e vizitorëve. Në përmbyllje të aktivitetit por edhe për të festuar ditën e shënuar të Sulltan Novruzit, QMKSH pati një drekë në ambientet e këndshme të bujtinës Mera në Petrelë.