Më 6 Mars 1997, Republika e Shqipërisë aderoi në konventat “Për kundërvajtje dhe akte të tjera të kryera në bordin e avionit”, nënshkruar në Tokio, më 14 Shtator 1963. “Për ndërhyrjet e akteve të paligjshme të rrëmbimit të avionit”, nënshkruar në Hagë më 16 Dhjetor 1970 dhe për ndërhyrjet e akteve të paligjshme ndaj sigurisë së aviacionit civil”, nënshkruar në Montreal, më 23 Shtator 1971.