Udhëtari turk Evlija Çelebi, gati 350 vjet më pare, kreu një udhëtim të gjatë nëpër vendin tonë dhe ka lënë përshkrimet dhe përshtypjet e tij për ç’ka parë e dëgjuar për tokat dhe njerëzit e Arbërisë. Ai flet për kullën e Sahatit të Beratit, “Brënda në treg, shkruan ai, është kulla e sahatit, e lartë; ka një sahat të sjellë nga Ardeli, Transilvania, me një këmbanë të madhe brënda së cilës mund të qëndrojnë dhjetë veta. Në drekë bie dhjetë herë, tingëllima dhe ushëtima e saj dëgjohet një ditë udhë. Madhështia e këtij sahati, shkruante njeriu, që vinte nga kryeqyteti i Perandorisë Bizantine dhe në atë kohë i Perandorisë Osmane, nuk besohet pa u parë me sy..” Le të kujtojmë, se sot qyteti i lashtë nuk e ka as kullën, as sahatin dhe as këmbanën e tij të famshme, për të cilët shkruan Evlia Çelebiu.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Prill, shënohet sot dita botërore e shëndetsisë
-
7 Prill 1881, lindi në Çamëri shqiptari Hasan Tahsini, dijetari më i madh i Stambollit
-
7 Prill 1867, lindi albanologu danez Holger Pedersen, mbrojti tezën “shqipja e sotme rrjedh nga ilirishtja”
-
7 Prill 1937, vdiq shtetari e pedagogu Mustafa Curri
-
7 Prill 1939, gjenerali Italian Guxoni nisi ofensivën mbi Shqipëri




