Presidenti i Nderit të QMKSH-së zoti Shpëtim Sala ishte i ftuar në emisionin “Mesditë” në Tv Vizion Plus. Bashkë me të tjerë të ftuar, personalitete të spikatur, u diskutua rreth fotografisë shqiptare, evoluimit të teknikave të realizimit, etj. Me disa fotografi, kryesisht të shkollave shqiptare, nga arkivat e Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë, Z Sala ilustroi ecurinë e artit fotografik të hershëm shqiptar. Ai theksoi se rëndësia e fotografisë qëndron mes të tjerash edhe në dokumentimin e historisë së një populli.
You may also like
-
QMKSH mori pjesë në “Një pasdite në muze” organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar
-
Ekspozitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane
-
Ekspozitë me rastin e 124 vjetorit të shkollës së parë shqipe në Pogradec
-
Ekspozitë në Korçë: 121 vjet mësonjtore shqipe
-
Ekspozitë me rastin e “120 vjetorit të mësonjëtores shqipe”, Korçë më 7 mars 2007