Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

“Guri i qytetit të Përmetit” me ndriçim dekorativ si mirëseardhje për vizitorët

Një projekt i Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës rijetëzoi “Gurin e qytetit të Përmetit”, monument kulture, nëpërmjet rikualifikimit të zonës, rivitalizimin e Gurit dhe kthimin e kësaj zone në pikë interesi.

“Guri” ndodhet në veri të zonës qëndrore të qytetit, është i vendosur në një hapësirë të gjelbër prej 4500 m2. Projekti konsiston në rijetezimin e monumentit. Ideja kryesore është krijimi i një traseje përgjatë së cilës do të ketë shkëmbim informacioni kulturor e artistik.

Projekti bazohet në krijimin e tri hapësirave kryesore: tuneli, shkallët, rrënoja dhe në evidentimin e vlerave të tyre nëpërmjet ndriçmit dekorativ dhe funksional. Pamjet që ju tregojmë janë nga provat e fundit që mjeshtrat e ndriçimit kanë kryer dje në mbrëmje.

Nga sot, ky ndriçim dekorativ do t’u shfaqet vizitorëve dhe banorëve si një mirëseardhje përmetare kur muzgu bie mbi qytetin e luleve.

Marre nga balkanweb.com

Exit mobile version