Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

Luftrat e Himarjotëve në krah të Rusisë

Medalje e Urdhërit më të Lartë Ushtarak të Rusisë

Në vitin  1759 Himarjotët i dërguan letër  Perandoreshës Elisabeta të Rusisë. E shkruar në Italisht aty i shprehej Careshës gadishmëria për të luftuar bashkarisht kundër Perandorisë Osmane.

Himarjotët, duke ju përgjigjur thirrjeve të komandantëve, i janë bashkuar forcave ruse dhe kanë marre pjesë në luftërat ruso-turke. Ata u shquan për trimëri dhe burrëri në beteja. Urdhri më i lartë  ushtarak i Rusisë mban emrin e Gjergjit të Shenjtë Fitimtar, në nder të tij është pagëzuar me emrin Georgjevskaja edhe  një prej sallave madhështore të Kremlinit. Pikërisht në këtë sallë është përjetësuar me gërma të arta edhe emri i një batalioni ushtarak shqiptar.

Për shkak të përndjekjes osmane  janë shpërngulur nga Shqipëria dhe sot gjenden të vendosur në Ukrainë rreth 5000 shqiptarë. Ata ende vazhdojnë të ruajnë gjuhën dhe zakonet e vjetra të vendit tonë. Në vitin 1911 Fan Noli ka zhvilluar meshë në kishën e këtij komuniteti, ndërsa në vitin 1979 të njëjtën gjë ka bërë edhe At Liolini i kishës shqiptare të Bostonit në SHBA.

Exit mobile version