Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

Mediat e huaja: Heronjtë shqiptarë të Londrës që shpëtuan 130 vetë

Mark Stembridge lavdërohet si hero nga shtypi britanik, pas terrorit në “Urën e Londrës” dhe në “Borough Market”.

Pronari i një bar-restoranti në këtë lagje të kryeqytetit anglez arriti të shpëtojë 130 vetë nga histeria e agresorëve në rrugë, duke i strehuar në kafenenë e tij.

Stembridge sqaron se stafi i vet, gjysma e të cilit janë ish-ushtarakë nga Shqipëria, i kanë tërhequr njerëzit brenda nga veranda e barit, ndërkohë që drejt strukturës janë parë të vraponin personat e armatosur. Stembridge ia faturon 3 punjonësve të tij shqiptarë meritën e faktit që situata nuk shkoi më keq.

Mark Stembridge tregoi për “Huffington Post” se stafi i tij, ku 3 prej të cilëve ishin ish-pjestarë të ushtrisë shqiptare, ndihmuan njerëzit të hynin brenda ambienteve të restorantit, duke i shpëtuar kështu nga tragjedia , ndërkohë që darkonin në tarracën e lokalit.

Ai tregon gjithashtu se të gjithë punonjësit arritën ta ruanin qetësinë edhe pas rrëmujës që filloi papritur rreth zonës Borough Market, e cila ishte e mbushur plot me njerëz të cilët po kalonin atje pasditen e të shtunës.

“Tre djem po ulërisnin…Nuk mund të them me siguri se çfarë po thonin por ajo që vumë re është se ata hezituan kur panë se ne po ruanim qetësinë të organizuar.”­thotë ai

Mark, pohon se policia i ka dhënë disa këshilla se si të veprojnë në të tilla situata, duke qenë se kohët e fundit këto ngjarja janë shpeshtuar.

Kështu ata kanë arritur të shpëtojnë shumicën e njerëzve që ndodheshin atje, duke konfirmuar se edhe ata arritën ta fshihnin më së miri panikun përballë terroristëve, të cilët u morën jetën 7 personave dhe lanë 48 të tjerë të plagosur, 21 prej të cilëve janë në gjendje të rendë.

Ata dhe i gjithë stafi kanë qendruar të mbyllur për pothuajse një orë e gjysmë derisa u siguruan nga policia. Punonjësit, mes tyre dhe 3 shqiptarët, janë konsideruar si heronjtë e sulmit të fundit të Londrës, akti i të cilëve shpëtoi jetën e qindra njerëzve.

“Ishim me fat që pjesëtarë të stafit janë ish-ushtarakë. Ata e ruajtën mjaft mirë qetësinë. Kishim rreth 130 njerëz jashtë në verandë e i tërhoqëm të gjithë brenda.

U siguruam që të ishin që të gjithë jashtë rrezikut. Ishin 3 tipa të armatosur jashtë, që erdhën duke bërtitur me të madhe, por hezituan të vepronin, kur panë që ne ishim në njëfarë mënyre të organizuar, e ndërruan drejtim. Ata zbritën poshtë urës duke shkuar drejt një tjetër bari”,- thotë pronari.

Stembridge u drejtoi edhe një apel autoriteteve, që pronraët e bareve dhe restoranteve të stërviten më shumë për të tilla situata, ndërsa mendon gjithashtu se në klimën e krijuar, prania policore duhet të jetë më e madhe.

Britania është përballur me 3 sulme në 3 muaj dhe në të gjitha rastet, terrorizmi ka goditur ato që njihen si “shënjestra të buta”. Disa njerëz, – thonë ekspertët, – kanë filluar ta konsiderojnë këtë lloj dhune si normalitetin e ri, e kjo është pikërisht ajo çfarë kërkojnë xhihadistët të arrijnë me goditje të tilla të ulëta në mbarë Europën.

Marre nga mapo.al

Exit mobile version