Presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në televizionin “News 24” nuk e fsheh faktin që është detyruar të marrë përsipër këtë post për hir të stabilitetit të vendit.
Ai gjithashtu nuk e fshehu simpatinë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe zbuloi një sekret nga ceremonia e betimit të tij si President, kur tha se do të merrte pjesë edhe Berisha.
“Mua më mjafton konfirmimi që ka bërë doktori se do të marrë pjesë në ceremoni, kështu që edhe këtu jemi në rregull”,- tha Meta.
“Nuk besoj se marrëveshja e tyre do jetë afatgjatë. Janë njerëz jo të qëndrueshëm. Marrëveshje mes tyre ka pasur edhe në të shkuarën, si rasti Doshi-Fufi që unë doja të eliminoja dy deputetë. Po ashtu edhe në rastin CEZ-DIA, që synon goditjen time por njëkohësisht edhe goditjen e zotit Berisha që ishte kryeminsitër në atë periudhë”, deklaroi Meta.
Marre nga mapo.al