Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

Meta: Pakti Rama-Basha u bë për të më goditur mua e Berishën

Presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në televizionin “News 24” nuk e fsheh faktin që është detyruar të marrë përsipër këtë post për hir të stabilitetit të vendit.

 “Të gjithë e kuptojnë që unë u detyrova të bëhem President për arsye të bojkotit të opozitës dhe të rrezikut që vendi mund të shkonte në zgjedhje automatikisht pa arritur të zgjidhte Presidentin, duke pasur opozitën në çadër dhe rrezikonte jo vetëm të kishim parlament jolegjitim dhe një qeveri jolegjitime, por edhe Presidenti i ardhshëm të zgjidhej nga një parlament i kontestuar dhe të ishte një institucion i kontestuar”,- tha Meta.

Ai gjithashtu nuk e fshehu simpatinë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe zbuloi një sekret nga ceremonia e betimit të tij si President, kur tha se do të merrte pjesë edhe Berisha.
“Mua më mjafton konfirmimi që ka bërë doktori se do të marrë pjesë në ceremoni, kështu që edhe këtu jemi në rregull”,- tha Meta.

 Meta ka komentuar përplasjet e fundit mes tij dhe aleatit 4-vjeçar në qeverisje Edi Ramës. Ai ka dalë me një akuzë të pa lakuar më parë ndaj Ramës e Bashës kur tha se u bënë bashkë për të goditur atë dhe berishën për rastin e CEZ.

“Nuk besoj se marrëveshja e tyre do jetë afatgjatë. Janë njerëz jo të qëndrueshëm. Marrëveshje mes tyre ka pasur edhe në të shkuarën, si rasti Doshi-Fufi që unë doja të eliminoja dy deputetë. Po ashtu edhe në rastin CEZ-DIA, që synon goditjen time por njëkohësisht edhe goditjen e zotit Berisha që ishte kryeminsitër në atë periudhë”, deklaroi Meta.

Marre nga mapo.al

Exit mobile version