Monitorimi: Ja plazhet me cilësi të mirë që mund ti frekuentoni pa merak

Nga 102 pika monitorimi në 20 plazhe të vendit,vetëm në 3 pika situata është problematike, sidomos cilësia e vijës bregdetare. ndërsa plazhi i Palasës është vlerësuar si ndër plazhet më të mira.

Në 99 pika monitorimi cilësia e ujrave larës ka dalë  shumë e mirë.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezantoi sot cilësinë e ujrave të plazheve në Shqipëri. Plazhi i Durrësit  është monituar në 21 pika dhe 2 pika ka përkeqësim nga viti 2016.

Për herë të parë është përfshirë në monitorim dhe plazhi i Palasës.

Plazhet ku situata është problematike

Plazhi pas kanalit në Plepa
Plazhi Zhiron tek Vollga
Plazhi tek shkolla e Marinës

Problem mbetet dhe plazhi ne kanalin e Cukes.

Plazhet ku cilesua e ujit eshte shume e mire

-Plazhi i Divjakës

Monitoruar në 3 pika. Cilësi shumë e mirë

-Plazhi i Velipojes

Monituar në 7 pika. Cilesi shumë e mirë

-Plazhi i Shengjinit

Plazhi Spille,
Plazhi Orikum,
Plazhi Zvernec,
Plazhi Gjiri i Lalzit,
Plazhi i Golemit 
Plazhi i Qerretit 
Plazhi i Ksamilit
Plazhi i Semanit
Plazhi i Dhermiut
Plazhi Qeparo
Plazhi Himare
Plazhi Borsh

Problematike në pikat e monitorimit është vërejtur cilësia e rërës si dhe mungesa e koshave të plehrave dhe tabelave informuese për cilësinë e plazhit.

Marre nga mapo.al

Leave a Reply