Kontributi i familjes Qiriazi
Tre libra, një program artistik interesant dhe një ekspozitë me foto të rralla, mblodhën në Teatrin e Metropolit në Tiranë shumë personalitete. Për të kujtuar kontributin e familjes Qiriazi në arsimin dhe kulturën shqiptare, Instituti për Studime Shqiptare dhe Biblike, organizoi një aktivitet interesant. Në hyrje performoi banda frymore e Qendrës Kulturore Tirana. Për ta kompletuar, QMKSH vuri në dispozicion të ekspozitës fotografi nga arkivi i saj, si dhe materiale të tjera që lidhen me familjen Qiriazi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj nderoi me medaljen “Nderi i Qytetit” familjen Qiriazi. Në emër të përfaqësuesve të familjes medalja iu dorëzua Z. Robert Dako. Tre librat e promovuar “Gjerasim Qiriazi”, “Pengu i Kaçakëve”, “Jeta ime”, “Sevasti Qiriazi Dako”, do frymëzojnë jo vetëm lexuesit shqiptarë, por edhe ata anglishtfolës. “Himni i Shkronjave” u këndua në fund të ceremonisë nga kori i vajzave.