Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

Nuk ka më qetësi, Meta shpërthen kundër Ramës: Kur njeriu pi doping kujton se është i fortë

Prej disa ditësh Ilir Meta e ka harruar “togfjalëshin” e tij të zakonshëm me qetësi dhe dashuri. Tashmë presidenti i zgjedhur, përveçse nuk po tregon më dashuri, tani ka humbur edhe qetësinë. Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur haptas nga Berati për ‘luftën’ e ftohtë që ka nisur mes LSI-së dhe PS-së por tashmë me tone të rritura. Meta tha se në Berat ka pasur harmoni mes PS-LSI por prej tre muajsh në krye të grupit të punës erdhi një kumarxhi që iu bën presion njerëzve.

Kë grua socialiste ka hequr LSI këtu në Berat, Arta Daden apo Valentina Leskaj, apo shumë e shumë gra me kontribute të çmuara për t’i zëvendësuar me biznesmenë? Nuk i heq LSI-ja gratë socialiste por ish-bashkëkryetari im zgjodhi vendin më të gabuar, Beratin për të hapur luftë me LSI-në me shpifje nga më të shëmtuara dhe më të papranueshmet. Berati e di shumë mirë se ka pasur një harmoni të shkëlqyer gjatë këtyre viteve mes PS- LSI por prej tre muajsh në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi dhe ju bën presion njerëzve që të mos shkojnë me LSI-në. E di Berati dhe ndaj do votoj për LSI-në sepse kjo është partia e socialistëve dhe jo oligarkëve”, tha Meta.

“Nuk ka patur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit e jo më të kenë gjunjë këta që nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre e jo më të trembin Beratin, Kuçovën, Skraparin. Kur njeriu pi doping kujton se është i fortë, por kur t’i dalë dopingu do i kërkojë falje Petrit Vasilit. LSI e ka fuqinë tek rinia e Beratit dhe gjithë Shqipërisë. Rinia e ka vendosur forcë të parë”, theksoi Meta.

Që të jesh timonier duhet të kesh aftësi, duhet të jesh i ekulibruar, i balancuar dhe të dish të përdorësh frenat. Nuk e di kush e ka penguar timonierin e deritanishëm sepse në krah ka patur Peleshin, nëse e ka penguar Niko, të mbajë përgjegjësi. Jepi shansin të jetë pasagjerë në autobusin që do të drejtojë LSI. Rama humbi shansin për të qenë timonier i mirë. Vizioni i tepsisë vjen nga ata që kanë ardhur në poltikë me katapultë dhe që u bënë ministra që ditën e parë”, deklaroi Meta.

“Rama dhe Edi janë bërë vëllezër, kërkojnë vota për njëri-tjetrin. Ta marrin me qetësi dhe dashuri, timoni iku”, deklaroi Meta.

Marre nga mapo.al

Exit mobile version