Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

Pasqyrimi në media i ekspozitës së QMKSH në Muzeun Historik Kombëtar, në 28-30 Nëntor 2016, TV Klan

Me rastin e festave të 28-29 Nëntorit  “Qëndra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë” sjell për publikun shqiptar ndër të tjera dy dokumenta, njëri prej të cilëve dëshmon që kjo është pena origjinale më të cilën Ismail Qemali firmosi “Aktin e Pavarësisë” 104 vite më parë.

“Është një letër përfaqësimi që Primo Bianchi ja dërgon Dom Nikollë Kaçorrit në Durrës, ku i jep përfaqësimin për të marrë pjesë në Kuvendi e Vlorës”, u shpreh koleksionisti Sala.

QMKSH ekspozon flamujt e rrallë të ruajtura nga familja Sala dhe Toptani. Në mungesë të një ndërtese që do të shërbente për ekspozimin e 40 flamujve dhe dhjetra objekteve të tjera historike, Qëndra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë e sjell atë virtualisht përmes faqes muzeuiflamurit.al

Exit mobile version