QMKSH mori pjesë në “Një pasdite në muze” organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar

Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë  u ftua në datën 14 Prill 2017, nga Muzeu Historik  Kombëtar  në veprimtarinë “Një pasdite në muze”. Tema  që u trajtua nga të pranishmit, ishte roli i arsimit në luftën për pavarësi. Presidenti i nderit të QMKSH, Z. Shpëtim Sala diskutoi mbi shkollat e para që u hapën në Shqipëri. Rolin e Rilindasve dhe lëvizjes kombëtare brenda e jashtë vendit, për hedhjen e bazave të një arsimi të përparuar. Koleksioni i kompletuar me dëftesa shkollore dhe fotografi të vjetra të shkollave shqipe, është një pikë referimi për të gjithë ata që duan të mësojne më shumë për historinë e arsimit shqip. Në këtë kuadër QMKSH ka organizuar disa ekspozita në qytetet kryesore të Shqipërisë për shkollat dhe arsimin shqip.