Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë u ftua në datën 14 Prill 2017, nga Muzeu Historik Kombëtar në veprimtarinë “Një pasdite në muze”. Tema që u trajtua nga të pranishmit, ishte roli i arsimit në luftën për pavarësi. Presidenti i nderit të QMKSH, Z. Shpëtim Sala diskutoi mbi shkollat e para që u hapën në Shqipëri. Rolin e Rilindasve dhe lëvizjes kombëtare brenda e jashtë vendit, për hedhjen e bazave të një arsimi të përparuar. Koleksioni i kompletuar me dëftesa shkollore dhe fotografi të vjetra të shkollave shqipe, është një pikë referimi për të gjithë ata që duan të mësojne më shumë për historinë e arsimit shqip. Në këtë kuadër QMKSH ka organizuar disa ekspozita në qytetet kryesore të Shqipërisë për shkollat dhe arsimin shqip.
QMKSH mori pjesë në “Një pasdite në muze” organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar
