Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

Rrjeti më i madh i bizhuve dhuron sot për të gjithë ju, bizhu falas në inaugurimin e dyqanit të ri

Hapet sot një ndër dyqanet e rrjetit më të fuqishëm të bizhuve në Shqipëri, Bijoutiful. Tashmë me dyqanin e ri në Teg, pas një suksesi të pashembullt qysh prej vitit 2011 me dyqanin e parë hapur në rrugën e ish Bllokut, dhe me plot 15 të tilla që numërohen tani, ky emër do të jetë akoma dhe më pranë nesh, në qendrën tregtare Teg, kati i parë, përballë Interspar, hyrja portokalli, duke na treguar propozimet më të reja të tij në fushën e bizhuterive, të thjeshta, argjendi apo me flori.

Një event klas dhe elegant ashtu sikurse është edhe linja e bizhuve dhe aksesorëve që ky brand prodhon me elementë modernë, kontemporanë, të personalizuar per çdo rast e çdo festë. Të gjithë jemi të familjarizuar tashmë me emrin e “bizhuve të bukura” dhe po njësoj edhe klientë të tij. Prandaj dhe në çdo hapje Bijoutiful dhuron një festë të vërtetë për gjithë klientët dhe dashamirësit në shenjë falenderimi për besimin dhe besnikërinë e tyre.

E tillë do të jetë dhe sot hapja e Bijoutiful ne TEG, ku mes te ftuarish, miqsh, klientësh të hershëm, por pse jo edhe kalimtarësh e njerëzish kuriozë do të kemi inagurimin e dyqanit të tyre të 15-të. Jeni të gjithë të ftuar për të qenë pjesë e Bijoutiful sot, dhe për t’u përkëdhelur prej tyre me varësen gure Swarovski që do të jetë dhuratë, me muzikën e mirë, shoqërinë e ngrohtë, mikëpritjen dashamirëse dhe shumë gjëra të tjera që duhet t’i zbuloni atje.

Mos mungoni…Bijoutiful është gati të zbukurojë me aksesorë tashmë prej orës 6 edhe në Teg, duart, veshët e gjithë trupin tuaj.

Marre nga revistaclass.al

Exit mobile version