Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

Si e hidhte firmën diktatori Enver Hoxha?

Mbi nje librezë ushtarake të vitit 1946, më 9 Shtator dora e Enver Hoxhës ka rrëshqitur lirshëm stilografin me bojë blu mbi letër. Ai vendos vetëm emrin e tij për firmë. Ashtu siç bënte edhe Mao Ce Duni që firmoste vetëm Mao, apo Che Guevara mbi kartmonedhat e Kubës kur shkruante Che. Pa e vrarë mendjen të respektojë hapësirën ku duhet të ishte firma, të pestë gërmat e emrit të tij shkruar pjerrët, mbulojnë përshkrimin e gjatë të pozicionit: Komandant Suprem i Fuqive t’Armatosura Gjeneral Kolonel. Një gradë kaq e lartë ushtarake, mbajtësi i të cilës nuk ka disiplinën minimale të firmosë një dokument në hapësirën e përcaktuar.

 

Exit mobile version