Simpoziumi i Skulpturave në Korçë, edicioni i 8-të çelet nga artistët aziatikë

KORCE –  Artistë nga Azia kanë çelur Simpoziumin e Skulpturave në Korçë. Kuratori i këtij aktiviteti skulptori i njohur, Genti Tavanxhiu pohon se në vitin e tetë është edicioni aziatik. E veçanta e këtij aktiviteti, sipas tij, është se këtë vit për herë të parë në historinë e Shqipërisë, po organizohet edhe Simpoziumi i parë i Arkitekturës në Korçë. Ky aktivitet ka bërë arkitektët dhe skulptorët për një produkt unik artistik.

Ky aktivitet ka sjellë artistë të ndryshëm, të cilët me veprat e tyre janë mirëpritur dhe nga publiku. E reja e këtij viti, skulptura dhe arkitektura kanë bërë bashkë artistët e njohur, që vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe simpoziumi ka si kuratorë arkitektin Jurtin Hajro dhe artistin skulptor Genti Tavanxhiu.

Ky i fundit prej vitesh në qytetin e Korçës me këtë aktivitet ka marrë vlerësime.

I organizuar për disa vjet me radhë nga Bashkia e Korçës, ky simpozium ka sjellë qytetit deri më sot rreth 50 skulptura nga artistët e vendeve të ndryshme të Europës dhe të botës. Këto skulptura janë vendosur në parkun e qytetit.

Ky simpozium, i cili prej vitesh zhvillohet në qytetin e Korçës me veprat e artit ka sjellë jo pak kureshtje për qytetarët, që i shikojnë punët e artistëve në park. Por sipas kuratorit Genti Tavanxhiu shpresa është, që të krijohet dhe një muze sipas standardeve të kohës.

Simpoziumi i parë, duke bashkuar arkitektët dhe skulptorët për një produkt unik artistik, do të zhvillohet deri më datë 22 korrik. Aktiviteti është mbështetur nga Bashkia e Korçës, Ministria e Kulturës dhe Ambasada Hollandeze në vendin tonë.

Marre nga balkanweb.com

Leave a Reply