Shkolla Normale e Elbasanit u hap më 1 Dhjetor 1909, në zbatim të detyrave dhe vendimeve të Kongresit Kombëtar të Elbasanit. Ajo u mbajt nga fondet e shoqërisë “Përparimi” të Korçës, me kryetar Orhan Pojanin. Pas një viti e mbyllën pushtuesit osmanë. U rihap në vitin 1911. Deri në Kongresin e Lushnjës, shkolla u hap dhe u mbyll pesë herë. Drejtori i parë i Normales ishte Luigj Gurakuqi. Në vitin e parë mësimor u regjistruan 50 nxënës nga të gjitha trojet shqiptare. Matura e parë doli në vitin 1924. E kanë drejtuar atë dhe kanë dhënë mësim disa nga figurat më të ndritura të arsimit shqiptar, si Aleksandër Xhuvani, Sali Ceka, Ahmet Gashi, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kostaq Cipo, Luigj Filaj, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi