Më 1 Maj 1819, zë fill Kodiku i Fierit nr.100, një monument kulture me rëndësi të madhe, që ruhet në Arkivin Qëndror të Shtetit. Ai përmban regjistrimin e kontratave të fejesave të kryera, gjatë viteve 1819-1843. Çdo kontratë, përbën një akt juridik dhe njëkohësisht edhe një dokument historik, që jep të dhëna të rëndësishme mbi jetën e përditshme, gjëndjen ekonomike, shtresëzimin e popullsisë nga pikëpamja ekonomike, prodhimtarinë e zejtarisë, doket e zakonet e kohës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi