Në Bruksel, më 1 Mars 1897, Faik Konica botoi numrin e parë të revistës “Albania”. Nga viti 1909, ajo filloi të dalë edhe në Londër. Përveç materialeve politike dhe diplomatike, që lidheshin me problemin tonë kombëtar, Konica në faqet e saj botonte edhe shkrime letrare, historike, folklorike, gjuhësore, etj…që i shërbenin zgjimit të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe nga ana tjetër, e prezantonin me Shqipërinë dhe kulturën e saj të lashtë në arenën ndërkombëtare. Me të bashkëpunonin penat shqiptare më të shquara të kohës si Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Çajupi, Fan S. Noli, Hil Mosi, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate